Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti viziton punimet në terren
A.B|RTKlive
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, realizoi sot një vizitë inspektuese në terren për të monitoruar punimet që po kryhen në përgatitjen për asfaltim të rrugës që çon te varrezat e reja në fshatin Smirë.
Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, e cila do të sjellë lehtësira për banorët e fshatit dhe familjarët që vizitojnë varrezat.
Kryetari Haliti, po ashtu ka vizituar edhe punimet që janë duke u kryer në rrugët Podgorc -Lubishtë, Devajë, Kabash-Binqë-Beguncë dhe të tjera rrugë, të cilat jo vetëm që lidhin lagjet e fshatrat rurale e bujqësore, por lehtësojnë edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe rrisin vlerën e pronës.
“Punimet janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të shumta, që kanë për qëllim përmirësimin e rrugëve lokale, që synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në territorin e komunës së Vitisë. Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar investimet në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe lehtësojnë qasjen në zonat rurale”, njofton Komuna e Vitisë.























