IHMK shënon 23 marsin Ditën Botërore të Meteorologjisë
RTKlive
Ndryshimi i klimës është një kërcënim real dhe i pamohueshëm për të gjithë qytetërimin tonë. efektet janë tashmë të dukshme dhe do të jenë katastrofike nëse nuk veprojmë tani, përkujton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK, njofton se tema e Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është “Mbyllja e hendekut të paralajmërimit të hershëm së bashku".
Sipas këtij instituti, ndikimi është i qartë: Sistemet e paralajmërimeve të hershme për shumë rreziqe, gjenerojnë dhjetëfish kthim nga investimi; më pak jetë të humbura, më pak ekonomi të dëmtuara, miliarda të kursyera.
Megjithatë, miliona njerëz ende nuk kanë mbrojtje të duhur, si duhet.
Prandaj, IHMK kërkon avancim në teknologji, dhe investime për këtë.
Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thotë ka bërë avancime teknologjike në infrastrukturën e monitorimit hidrometeorologjik si. Ai tani ka 24 Stacione Meteorologjike Automatike, 36 Shimatës Automatik, 34 Stacione Hidrometrike Automatike, 7 Sisteme kamerash DK dhe 40 piezometra për monitorimin e ujërave nëntokësore.























