Rama apel qytetarëve: Një minutë parkim i gabuar mund t’ju kushtojë 100€
BKT
Kosovë

Rama apel qytetarëve: Një minutë parkim i gabuar mund t’ju kushtojë 100€

G.K/RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një apel për qytetarët lidhur me parkimin dhe ndalesat e gabuara në korsi qarkulluese.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka theksuar se edhe ndalesat e shkurtra, sa për “veç një minutë”, shkaktojnë bllokim të trafikut, pengesë për këmbësorët dhe krijojnë kaos në komunikacion.

Rama ka rikujtuar se parkimi i tillë i parregullt ndëshkohet me gjobë prej 100 eurosh.

“Mendo për të tjerët. Respekto rregullat e qarkullimit”, ishte mesazhi i tij drejtuar qytetarëve të kryeqytetit.

Ky reagim vjen në kohën kur Prishtina po përballet me trafik tejet të rënduar.


MË SHUME NGA Kosovë