Nënshkruhet marrëveshja për shpërndarjen e gjobave përmes postës
BKT
Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja për shpërndarjen e gjobave përmes postës

M.M. /RTKlive

Sot, në Komunën e Ferizajt është nënshkruar marrëveshja trepalëshe, për shpërndarjen e gjobave të trafikut përmes postës.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se është nënshkruar marrëveshja mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e shërbimeve postare - shpërndarja e dërgesave - gjobave të trafikut rajonal.

“Kjo marrëveshje u nënshkrua sot mes kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci dhe Avni Oruçi, shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, marrëveshje kjo përmes së cilës, tash e tutje, gjobat e trafikut do të shpërndahen përmes Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë