Rama, mirëpret delegacionin nga shteti i Iowa-s në SHBA
BKT
Foto: Perparim Rama / Facebook
Kosovë

Rama, mirëpret delegacionin nga shteti i Iowa-s në SHBA

V.TH / RTKLive

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy palëve.

 

"Iowa është qytet motër i Prishtinës, dhe kjo marrëdhënie e veçantë ka ndihmuar në shkëmbimin e përvojave të vlefshme nga qeverisja lokale, te zhvillimi urban dhe projektet për të ardhmen," ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Kryeqytetin dhe se lidhjet e ndërtuara mbi vlera, partneritet dhe respekt të ndërsjellë janë thelbësore për diplomacinë mes qyteteve.


MË SHUME NGA Kosovë