07:49 / 18.06.2025
Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë
Sh.Ç /RTKlive
Komuna e Prishtinës do të nis të mërkurën dezinsektimin e hapësirave të kryeqytetit. Sipas njoftimit nga Komuna, procesi do të nis në orën 20:00.
Ky proces do të përfshijë zhdukjen e insekteve si mizat dhe mushkonjat që mund të bartin sëmundje ngjitëse, duke mbuluar rreth shtatë mijë hektarë në kryeqytet dhe zonat përreth.
Procesi zgjat në gjashtë faza, secila fazë është nga gjashtë ditë dhe janë të përfshira rreth shtatë mijë hektarë në kryeqytet dhe fshatrat përreth, ku bëhet dezinsektimi hapësinor.























