Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
BKT
Kosovë

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

B.H./RTKlive

Sektori i bujqësisë, vazhdon të jetë një nga prioritetet e Komunës së Gjilanit. Kështu ka theksuar kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni gjatë vizitës së një ferme në fshatin Bukovik, njofton kjo komunë.

Hyseni, theksoi se bujqësia, është shtyllë kryesore e qeverisjes së tij.

“Sot, jo vetëm që i dhamë vlerësimin që meriton, por pamë nga afër edhe rezultatet e mbështetjes sonë: intervenimet në infrastrukturën rrugore, sistemi modern i mjeljes, dhe subvencionimi për herë të parë me 10 cent për litër qumështi, po ndihmojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të fermerëve tanë”, tha Hyseni, thuhet në njoftim, teksa theksohet se kjo fermë nuk e kishte vizituar askush prej zyrtarëve prej më shumë se 20 vitesh.


MË SHUME NGA Kosovë