Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon: Mos ndizni zjarre
BKT
Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon: Mos ndizni zjarre

Sh.Ç /RTKlive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë një apel publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për shpërthim zjarresh në pyje, fusha dhe hapësira të hapura.

Në njoftim theksohet se zjarret jo vetëm që shkaktojnë dëme të mëdha materiale, por edhe ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

“Zjarrvëniet janë vepër penale!”, thuhet në njoftim, duke rikujtuar se çdo zjarrvënie e qëllimshme apo e shkaktuar nga pakujdesia përbën vepër penale që sanksionohet me ligj.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron se përgjegjësit për zjarrvënie përballen me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.


MË SHUME NGA Kosovë