Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër
BKT
Foto: Komuna e Gjilanit
Kosovë

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër

V.Th / RTKLive

Komuna e Gjilanit njofton se kanë nisur punimet për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhegër.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqirin dhe atë të Bujqësisë, Bajram Isufin.

Hyseni, ka thënë se Zhegra po e rikthen qendrën e saj kulturore.

“Vizituam punimet në Shtëpinë e Kulturës në Zhegër, një vend me histori të pasur, që tash po rinovohet jo vetëm në pamje, por edhe në funksion”, ka thënë Hyseni.

Ai ka theksuar se biblioteka dhe hapësirat e reja funksionale, do ja rikthejnë Zhegrës jetën kulturore dhe organizimin që e meriton.


MË SHUME NGA Kosovë