Rama takon deputetë të Bundestagut
BKT
Kosovë

Rama takon deputetë të Bundestagut

V.Th. / RTKLive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit deputetët e Bundestagut Gjerman, Tilman Kuban dhe Dr. David Preisendanz, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve evropiane.

Rama njofton se në këtë takim u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi planifikimin urban, inovacionin në infrastrukturë dhe forcimin e lidhjeve ndërqytetare, me qëllim që të hapen mundësi të reja për zhvillimin e Prishtinës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Bashkëpunimi me miqtë tanë ndërkombëtarë është çelës për zhvillimin e qëndrueshëm të Kryeqytetit,” është shprehur Rama, duke shtuar se Kryeqyteti do të vazhdojë të kultivojë partneritete që sjellin përfitime konkrete për komunitetin.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe institucioneve partnere në Gjermani.


MË SHUME NGA Kosovë