Hyseni: Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin
BKT
Kosovë

Hyseni: Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin

K. K. / RTKlive

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Kryqin e Kuq në Gjilan dhe është informuar me punën në të mirë të qytetarëve.

"Pata kënaqësinë ta vizitoj Kryqin e Kuq në Gjilan dhe ta shoh nga afër punën e palodhshme që po bëhet në këtë qendër me kaq shumë rëndësi për komunitetin tonë”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.

I pari i Gjilanit theksoi se, përveç aktiviteteve të përditshme humanitare, në këtë vizitë ka parë edhe trajnimin për dhënien e ndihmës së parë, një program jashtëzakonisht i rëndësishëm për edukimin dhe përgatitjen e qytetarëve në situata emergjente.

“Falënderim për të gjithë vullnetarët dhe stafin që me përkushtim dhe zemër të madhe u shërbejnë njerëzve në nevojë. Kryqi i Kuq mbetet një pikë e fuqishme reference për solidaritetin, kujdesin dhe ndihmën konkrete në çdo kohë”, tha Hyseni.

 


MË SHUME NGA Kosovë