10:43 / 23.07.2025
KFOR-i stërvitet në Prishtinë me armatim të vërtetë
K. K. / RTKlive
Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për ta ruajtur aftësinë e lartë operacionale.
"Stërvitja e rregullt është thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht çdo sfide", thuhet në njoftimin e këtij misioni.
Sipas tyre, stërvitjet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.























