Situata me zjarret, kryetari i Suharekës bën thirrje për ndihmë
BKT
Kosovë

Situata me zjarret, kryetari i Suharekës bën thirrje për ndihmë

A.B / RTKlive

Situata me zjarret është duke u rënduar për shkak të temperaturave të larta dhe erërave. Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjencisë rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, 17 nga ato janë lokalizuar, deri sa 12 vatra zjarri mbeten aktive.

Ndërkaq, për shkak të situatës së rënduar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për ndihmë për të shuar zjarret që kanë kapluar disa fshatra të kësaj komune.

“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje për shuarje zjarri le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkruan ai.

"Me të gjitha kapacitetet institucionale po mundohemi ta mbajmë situatën nën kontrollë. Faleminderit qytetarëve, zjarrëfikësve, policisë, të gjithëve", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë