Vazhdojnë zjarret në fshatrat e Podujevës
BKT
Kosovë

Vazhdojnë zjarret në fshatrat e Podujevës

Fazli Veliu/ RTK

Zjarret ende aktive në disa fshatra të Podujevës po vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim dhe rrezik për banorët dhe pronat.

Për shuarjen e tyre, Brigadës së Zjarrfikësve të Podujevës i janë bashkuar edhe zjarrfikës nga Prishtina, si dhe banorë të fshatrave të prekura.

Milaim Ajvazi, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, ka deklaruar se ekipet janë duke punuar pa ndalim, 24 orë në ditë, për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit.

Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

 


MË SHUME NGA Kosovë