Me biçikleta udhëtuan nga Zvicra në Gjilan, priten nga kreu i Gjilanit
BKT
Kosovë

Me biçikleta udhëtuan nga Zvicra në Gjilan, priten nga kreu i Gjilanit

M.Sh/RTKLive

Tre qytetarë nga Kosovë që jetojnë në Zvicër, pas 11 ditë udhëtimi me biçikleta kanë arritur në vendlindjen e tyre në qytetin e Gjilanit. Bashkatdhetarët, Visar, Shkëlqim dhe Fatlum Korbin i ka pritur kryetari i komunës, Alban Hyssni me bashkëpunëtorët e tij.

I pari i Gjilanit tha se kjo komunë i mirëprit këta bashkatdhetarë që përshkuan 1600 km me biçikleta nga Zvicra drejt Kosovës.

“Ky udhëtim 11-ditor nuk ishte thjesht një sfidë sportive, por një mesazh dashurie për atdheun, një dëshmi e lidhjes së pathyeshme me rrënjët, vendlindjen dhe njerëzit tanë. Mirë se vini në shtëpi”, tha Hyseni.


MË SHUME NGA Kosovë