Vihet gurhemeli për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në Bresalc të Gjilanit
BKT
Kosovë

Vihet gurhemeli për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në Bresalc të Gjilanit

E.H|RTKlive

Është vënë gurthemeli i projektit për ndërtimin e shtëpisë së fshatit Bresalc në lagjen "Gllama", nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes në detyrë Shemsi Syla, këshilltarë komunalë dhe zyrtarë të tjerë komunalë dhe banorë të kësaj ane.

Kjo godinë e denjë dhe moderne do të shërbejë për nevojat e të gjithë komunitetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, tha se projekti për ndërtimin e shtëpisë së fshatit në lagjen “Gllama” në Bresalc është me rëndësi.

“Ky është një projekt me vlerë për komunitetin, me një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për të gjithë. Falënderim i veçantë për banorët e lagjes për angazhimin dhe mikpritjen”, tha kryetari Alban Hyseni.


MË SHUME NGA Kosovë