Haziri: Protesta e 7 gushtit, në mbrojtje të Republikës e vlerave të UÇK-së
BKT
Kosovë

Haziri: Protesta e 7 gushtit, në mbrojtje të Republikës e vlerave të UÇK-së

N.M. /RTKlive

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale dhe thirrjet për protestën e 7 gushtit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haziri tha se protesta e 7 gushtit është thirrje për Republikën dhe se duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët.

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë. Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!", shkruan Haziri në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë