Drejtori i Policisë dhe Shefi i OSBE-së diskutojnë forcimine bashkëpunimit
BKT
Kosovë

Drejtori i Policisë dhe Shefi i OSBE-së diskutojnë forcimine bashkëpunimit

E.Hoti/RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin Gerard McGurk, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Takimi u mbajt në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, ku drejtori Hoxha i uroi mirëseardhje edhe z. Welsing, i cili së fundmi është emëruar Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në misionin e OSBE-së në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi u rindërtua zotimi për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe OSBE-së, me theks të veçantë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të këtij partneriteti”, thuhet nä njoftim

Policia e Kosovës shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së ndër vite, veçanërisht në fushat e trajnimit, ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes për sundimin e ligjit.


MË SHUME NGA Kosovë