IKS: Për herë të parë në histori, në Kosovë dominojnë banorët e moshuar
BKT
Kosovë

IKS: Për herë të parë në histori, në Kosovë dominojnë banorët e moshuar

K. K. / RTKlive

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) ka njoftuar se për herë të parë në histori, në Kosovë dominojnë banorët e moshuar. Sipas tyre regjistrimi i popullsisë 2024 e bën të qartë kthesën e re demografike.

“Po hyjmë në një epokë të re, më pak fëmijë, më pak të rinj dhe pleq më shumë se kurrë më parë”, ka th”, ka thënë IKS.

“85,669 fëmijë më pak nga 0–9 vjeç; 106,223 të rinj më pak nga 10–19 vjeç;, 84,334 persona më shumë me moshën mbi 60 vjeç;.

Po ashtu thuhet se për herë të parë, kjo grupmoshë është më e madhja në vend, më shumë se çdo grupmoshë tjetër.

“Kjo do të thotë më pak të rinj që punojnë dhe kontribuojnë në ekonomi, dhe më shumë të moshuar që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore dhe sociale. Barra buxhetore nga pensionet e pleqërisë vetëm sa do të rritet derisa fuqia punëtore po tkurret”.

Ndër të thuhet se si rrjedhojë, politikat për të rinjtë, për familjen, për mirëqenien, dhe për ndaljen e emigrimit duhet të jenë në qendër të agjendës shtetërore.

Tutje theksohet se “Nëse nuk veprojmë sot, nesër do të jetë vonë”.


MË SHUME NGA Kosovë