Mot me diell dhe temperature të larta në fundjavë
BKT
Kosovë

Mot me diell dhe temperature të larta në fundjavë

E.Hoti/RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fundjava parashikohet të karakterizohet nga kushte stabile meteorologjike dhe temperatura tipike verore.

Sipas IHMK-së të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të sillen prej  11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34 gradë Celsius.

Kurse dita e diel do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale do të jenë 12 deri në 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale  32 deri në 36 gradë.

Indeksi UV do të jetë i lartë dhe rekomandohet që të ndiqen këshillat e IKSHP-së për mbrojtje nga rrezatimi diellor.


MË SHUME NGA Kosovë