38 vatra zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive
BKT
Kosovë

38 vatra zjarri në Kosovë, 24 vazhdojnë të jenë aktive

K. K. / RTKlive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë me dije se aktualisht janë 24 vatra aktive zjarri në Kosovë.

Sipas të dhënave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 sot (e hënë) janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 14 janë lokalizuar. 

AME thotë se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.


MË SHUME NGA Kosovë