Policia rrit kontrollet në Gjilan, ndalon të dyshuar e konfiskon armë
RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka intensifikuar aktivitetet operative dhe hetimore në Gjilan gjatë periudhës 13–21 gusht 2025, duke ndaluar persona të dyshuar dhe konfiskuar armë dhe substanca narkotike.
“Në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit dhe hetim të veprave penale, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh të shtuara operative dhe hetimore,” thuhet në komunikatë.
Gjatë këtyre aktiviteteve, sipas policisë, “janë identifikuar dhe ndaluar persona të dyshuar me urdhëresa të gjykatës, siç ju kemi informuar ditë më herët”. Po ashtu, janë konfiskuar armë dhe mjete të tjera, përfshirë “katër raste të armëve – pistoleta dhe 29 fishekë; tetë raste posedim i paautorizuar i substancave narkotike; dy raste armë të ftohtë (thikë) dhe një rast shufër metalike”.
Policia thekson se këto veprime “janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar dhe hetuar të gjitha veprimet që bien ndesh me ligjin”.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i inkurajon që të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë përmes numrit 192, emailit [email protected]























