Për shkak të turbullirave në Ibër-Lepenc Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm
BKT
Kosovë

Për shkak të turbullirave në Ibër-Lepenc Drenasi mbetet pa ujë të pijshëm

V.Th / RTKLive

Banorët e Drenasit sot nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenci.

Kështu ka bërë e ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina".

“Për shkak të punimeve teknike nga kompania e kontraktuar nga Ibër Lepenc në kanalin e Ibër Lepencit dhe turbullirës së krijuar, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm. Deri në njoftimin e radhës, mbeteni të informuar!”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë