Mjeshtri nga Prizreni ekspozon gozhdat e nxjerra nga gomat që 40 vite
BKT
Kosovë

Mjeshtri nga Prizreni ekspozon gozhdat e nxjerra nga gomat që 40 vite

Enis Tabak / RTK

Mjeshtri i gomave në Prizren, i njohur si Ayko Usta (Çesko), prej 40 vitesh mbledh gozhda, copëza hekuri dhe metale të ngjashme që dalin nga gomat e klientëve të tij gjatë riparimit.

Ai thotë se këto metale, të mbledhura ndër vite, i ngulit në stiropor dhe i vendos në muret e dyqanit të tij.

“Çdo vit, gozhdat dhe copëzat që dalin nga gomat i vendos veçmas në një stiropor. Këtë e bëj që të mbetet si kujtim nga profesioni im, por njëkohësisht shndërrohet edhe në një ekspozitë interesante për klientët”, thotë ai.

Koleksioni i veçantë dhe mbresëlënës i Ayko Ustës, i cili përbëhet nga qindra gozhda dhe copëza metali, prej vitesh tërheq vëmendjen e vizitorëve në dyqanin e tij.


MË SHUME NGA Kosovë