10:37 / 26.08.2025
Kapet me narkotikë drejtuesi i një motoçiklete në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës, përmes Njësitit të Trafikut Rajonal, ka ndaluar dje një motoçiklist në zonën e Fushë Kosovës, gjatë kontrolleve rutinë në trafik.
Gjatë kontrollit fizik, tek i dyshuari është gjetur një substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Ai është shoqëruar menjëherë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore.
Policia rithekson përkushtimin për luftimin e substancave të paligjshme dhe fton qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në numrin 192 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.























