Hyseni: Punimet në rrugën "Hamdi Kurteshi" në Gjilan po ecin mirë
BKT
Kosovë

Hyseni: Punimet në rrugën "Hamdi Kurteshi" në Gjilan po ecin mirë

M.M./ RTKlive

Punimet në rrugën "Hamdi Kurteshi", në Gjilan, po vazhdojnë drejt finalizimit.

Për të parë ecurinë e punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

"Rruga ‘Hamdi Kurteshi’, po finalizohet. Punimet po ecin jashtëzakonisht mirë dhe së shpejti do të realizohet rreth-rrotullimi, për të vazhduar me shtresën finale të asfaltit", tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit theksoi se ky projekt është një hap i madh drejt një qarkullimi më të lehtë dhe një infrastrukture më moderne për Gjilanin që duam.


MË SHUME NGA Kosovë