Maturantët i`u nënshtruan sot afatit të dytë të testit të Maturës |VIDEO
Zenel Hajrizi / RTK
Mbi 5 mijë nxënës iu nënshtruan sot testit të maturës, në afatin e dytë. Procesi ka rrjedhur pa ndonjë parregullsi, ndërsa Ministria e Arsimit pritet t`i publikojë rezultatet javën e parë të shtatorit.
Për mbarëvajtje të procesit, u angazhuan 1.77 komisionar, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues dhe 600 administrues në nivel vendi.
Bashkërendimi për mbarëvajtje të procesit të testimit është duke u përmirësuar nëpër vite ka thënë Betim Sylejmani, drejtor Gjimnazit, Sami Frashëri në Prishtinë.
“Që nga viti i kaluar nxënësit janë të shpërndarë do të thotë nuk ka nxënësit e njëjtë të klasës së njëjtë faktikisht që këtu I bie të jenë 12, 13 shkolla të Komunës së Prishtinës dhe asnjë shok apo shoqe e klasës nuk mund të qëlloj në klasën e njëjte me shokun e tij. Këto janë një prej masave e të tjerat janë në kuadër të ministrisë së arsimit që mundohet të krijoj masa ma rigoroze për një mbarëvajtje sa më të mirë të testit”, ka thënë Sylejmai.
Zyrtarët e Ministrisë kanë deklaruar se mbarëvajtja e procesit të testimit ka rrjedh pa asnjë parregullsi.























