Ngjarjet kryesore në Kosovë për sot
BKT
Kosovë

Ngjarjet kryesore në Kosovë për sot

RTKlive

Sot në Kosovë zhvillohen një sërë aktivitetesh të rëndësishme institucionale, kulturore dhe shoqërore.

  • Ora 09:00 | Prishtinë – Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mban mbledhjen e radhës në ambientet e ZRRE-së.

  • Ora 09:00 – 13:00 | Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë – Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohen aktivitete me fëmijë dhe të rinj, ku marrin pjesë edhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë.

  • Ora 10:00 | Prishtinë – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetarin Shkëmb Manaj, dorëzojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe mbajnë konferencë për media para objektit të Gjykatës.

  • Ora 10:00 – 14:00 – Aktiviteti “Porta e Hapur” mbahet në të gjitha Drejtoritë Rajonale dhe stacionet policore, në kuadër të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës, për të ofruar qasje dhe informim për qytetarët.

  • Ora 10:00 | Prishtinë – Këshilli Gjyqësor i Kosovës zhvillon mbledhjen e radhës në sallën e takimeve të Këshillit.

  • Ora 11:00 | Vushtrri – Komuna e Vushtrrisë organizon tryezë shkencore në Kalanë e Qytetit, me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik.

  • Ora 11:00 | Prishtinë – Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” mbahet mesha solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

  • Ora 11:30 | Podujevë – Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për Kuzhinën Qendrore në afërsi të Lumit Llap.

  • Ora 12:00 | Kërpimeh – Përurohet çerdhja publike në objektin e vjetër të Shkollës “Hamit Sejdiu”.

  • Ora 12:15 | Prishtinë – Zhvillohet ndeshja e volejbollit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Pallatin e Rinisë.

  • Ora 13:00 | Orllan – Përurohet çerdhja publike në fshatin Orllan, brenda objektit të shkollës lokale.

  • Ora 14:00 | Prishtinë – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mban konferencë për media në zyrat e saj.

  • Ora 18:00 | Prishtinë – Bëhet hapja zyrtare e Qendrës për Qëndrim Ditor për Fëmijë “Si te Gjyshja”, një projekt i Fondacionit Drita, në rrugën “Rasim Kiçina” nr. 37.


MË SHUME NGA Kosovë