10:31 / 12.09.2025
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë, pikat e tjera të qeta
M.P. / RTKlive
Pritjet maksimale në pikat kufitare të Kosovës shkojnë deri në 20 minuta.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit.
Deri në 20 minuta po pritet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë.
Ndërkaq në pikat e tjera është më qetë me pritje maksimale deri në 5 minuta.























