Moisiu viziton Mitrovicën e Veriut, pritet nga Atiq
BKT
Kosovë

Moisiu viziton Mitrovicën e Veriut, pritet nga Atiq

RTKlive

Kryetari i komunës së Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, ka mirëprirur në takim ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu.

"Vizita e tij përfaqëson një moment të veçantë për komunën tonë dhe një shembull të vlerave të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet njerëzve tanë. Gjatë takimit tonë miqësor, patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën Veriore, sfidat me të cilat përballemi si komunitet, por edhe mundësitë për përparim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim", tha ai.

Sipas tij,  Moisiu, me përvojën dhe urtësinë e tij të pasur shtetërore, shprehu interes të thellë për gjendjen aktuale dhe inkurajoi përpjekjet për ruajtjen e paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunën tonë. 

"Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit si themel për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët. Falënderoj z. Moisiu për vizitën e tij dhe për mbështetjen morale që kjo sjell për Mitrovicën Veriore. Shpresoj që këto takime të shërbejnë si urë lidhëse mes komuniteteve dhe si frymëzim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse", tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë