Darkë lamtumire për Gjeneral Barduanin, Kurti vlerëson kontributin për paqe
BKT
Kosovë

Darkë lamtumire për Gjeneral Barduanin, Kurti vlerëson kontributin për paqe

Sh.Ç|RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në një darkë lamtumirëse të organizuar në rezidencën italiane në Prishtinë, me rastin e përfundimit të mandatit të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Gjatë kësaj ngjarje, Kurti e falënderoi Gjeneralin Barduani për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend.

Ai vlerësoi kontributin e komandantit në forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në Kosovë.

Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, Kurti i uroi Gjeneral Barduanit suksese në detyrat e ardhshme, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


MË SHUME NGA Kosovë