Përkujtohen dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu në 27-vjetorin e rënies
BKT
Kosovë

Përkujtohen dëshmorët Bashkim Vishi e Nazim Terziu në 27-vjetorin e rënies

E.H|RTKlive

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, Komuna e Kaçanikut, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, organizoi homazhe për nder të jetës dhe veprës së tyre.

Sipas njoftimit, ceremonitë përkujtimore u mbajtën fillimisht në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve, ku u vendosën kurora lulesh dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të sakrificës së tyre. Homazhet vijuan më pas tek vendi i rënies në Jezerc, ku dëshmorët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Besim Ilazi, theksoi se Bashkimi dhe Nazimi i falën atdheut më të shtrejtën, jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. 

Ndërsa Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, në fjalën e tij tek vendi i rënies, u shpreh se akrifica e dëshmorëve është dritë udhërrëfyese për gjeneratat që vijnë. Liria që gëzojmë sot ka emra, ka gjak dhe ka amanet. “Bashkimi dhe Nazimi janë përjetësisht në zemrat tona”, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë