27 vjet nga epopeja e Jezercit /Video
BKT
Kosovë

27 vjet nga epopeja e Jezercit /Video

Driton Ramadani / RTK

Si çdo përvjetor, edhe sot, ish ushtari i UÇK-së, Arsim Hamiti, ishte tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Ferizaj, për të nderuar dhe kujtuar, nëntë dëshmorët e kombit, që ranë, 27 vjet më parë në Epopenë e Jezercit.

“28 shtatori i vitit 1998 ne e kujtojmë si ditën e krenarisë dhe humbjes tonë. Është ditë dhimbje sepse i kujtojmë miq tanë të cilët ranë në altarin e lirës. Po ashtu është ditë e krenarisë sepse ne kishim mposhtur mitin serb për fuqinë e tyre ushtarake. Atë ditë unë kujtojë se ishim vetëm 265 ushtar edhe kishim arritur ti bëjmë ballë për më shumë se tri ditë 16 mijë forcave të armikut të cilët na kishin granatuar dhe sulmuar pandërprerë”, ka thënë Arsim Hamiti, ish ushtar i UÇK –së.

 “Këtu prehen në paqe 61 dëshmorët e Ferizaj. Por, prehen edhe 9 dëshmorët të Betejës së Jezercit, Gursel dhe Bajram Sylejmani Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetimi, Bashkim Vishi, Nazim Terziu, Sali Baliu, Arsim Zeqiri dhe Lulzim Guta”, ka thënë Afrim Mehmeti, kryetar i OVL- UÇK dega në Ferizaj.

Dita e dëshmorëve, në Ferizaj tuboi sot ish-luftëtar, përfaqësues të nivelit qendror dhe atij lokal si dhe shumë qytetar. Me një akademi përkujtimore, në përvjetorin e parë të vdekjes u nderua dhe u kujtua gjeneral Ilmi Ilazi, komandant Ferri. 


MË SHUME NGA Kosovë