Në Kaçanik fillon fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit
BKT
Kosovë

Në Kaçanik fillon fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

RTKlive

Në kuadër të muajit tetor, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, QKMF-ja në bashkëpunim me Zyrën për barazi gjinore pranë Komunës së Kaçanikut kanë nisur aktivitetet për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Kampanjës iu bashkua Kryetari i Komunës Besim Ilazi, Nënkryetari Sabedin Vishi dhe një pjesë nga ekzekutivi komunal. Në këtë bashkëbisedim, u bë e ditur se aparati i mamografisë tashmë është në shërbim të pacientëve si dhe stafi i QKMF-së është trajnuar për përdorimin e kësaj aparature.

Zyrtari për Barazi Gjinore Vedat Dema tha se aktivitetet do të vazhdojnë ditëve në vazhdim, ndërsa sot një ekip mjekësor do të qëndrojë në shesh ,ku qytetarët do të marrin këshilla shëndetësore,si dhe do të shpërndahen broshura.

Ndërsa nesër (ditë e enjte) në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Kaçanikut do të mbahet ligjëratë për kancerin e gjirit, kurse ligjërata e njejtë do të mbahet edhe të premten nga ora 11:00, me sektorin e gruas në Bashkësinë Islame në Kaçanik.

Kanceri i gjirit mund të prekë çdo grua/vajzë dhe është lloji i dytë më i zakonshëm i kancerit te gratë.Ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm janë kyç për trajtimin e suksesshëm.Sipas statistikave 1 në 8 gra mund të preken nga kanceri i gjirit,por kemi raste të kancerit të gjirit edhe te meshkujt por në raste të rralla( 0.5 - 1% e rasteve).Lajmi i mirë është që shumë gra mund të mbijetojnë kancerit të gjirit,në qoftë se ai zbulohet dhe trajtohet herët.


MË SHUME NGA Kosovë