Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës
BKT
Kosovë

Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës

Sh.Ç|RTKlive

Në viset malore të Kosovës kanë rënë reshjet e para të borës.

Fjollat e para të borës janë regjistruar mbrëmë në Bjeshkët e Rugovës. Reshje bore janë shënuar edhe në Bjeshkët e Istogut dhe në Brezovicë.

Gjithashtu, Prevalla u gjet e mbuluar nga bora, duke treguar fillimin e hershëm të sezonit dimëror në zonat malore të Kosovës.

Ndërsa për ditën e sotme parashikohen reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu, ndërsa në zonat malore reshjet e borës pritet të krijojnë një shtresë të konsiderueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e reshjeve të borës në fillim të tetorit në viset malore. Ndërkohë, në zonat e ulëta moti po shoqërohet kryesisht me shi.


MË SHUME NGA Kosovë