Lisi i rrëzuar bllokon rrugën, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit
BKT
Xheneta Abdullahu /RTK
Kosovë

Lisi i rrëzuar bllokon rrugën, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit

RTKlive

Është rrëzuar një lis i madh në rrugën Xhemajl Prishtina, pranë objektit të RTK-së, në kryeqytet. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilat po merren me sanimin e situatës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë deklaruar për RTKlive se janë marrë të gjitha masat për largimin e drurit dhe sanimin e gjendjes. Për shkak të rënies së lisit, për disa orë është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në këtë rrugë, në mënyrë që të pastrohet terreni.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që ndodh brenda pak javësh në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës.

"Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë", njofton zyra për informim e Komunës së Prishtinës.

Mund të jetë një imazh i pemë

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pemëMund të jetë një imazh i ambulancë dhe teksti


MË SHUME NGA Kosovë