Instituti ATOMI hap konkurs për nxënësit e klasave 8 deri në 11
BKT
Kosovë

Instituti ATOMI hap konkurs për nxënësit e klasave 8 deri në 11

Sh.G|RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK, e ftuar ishte Naime Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit ATOMI, e cila foli për konkursin e ri që ky institut ka hapur për nxënësit nga klasa e 8-të deri në të 11-ën.

Sipas saj, gjatë këtij muaji Instituti ATOMI është duke bërë përpjekje për të kontaktuar sa më shumë nxënës në të gjithë vendin, me qëllim që të promovojë rëndësinë e aplikimit në këtë program.

“Gjatë këtij muaji, ne përpiqemi të kontaktojmë sa më shumë nxënës dhe të promovojmë idenë pse është e rëndësishme që ata të aplikojnë. Pas aplikimit, procesi vazhdon me disa faza të tjera, dhe në fund, të gjithë ata që arrijnë mbi 140 pikë në dy nga tre testet që realizohen, vazhdojnë më tej dhe bëhen pjesë e programit ATOMIST. Më pas, ata përfshihen në një sërë shërbimesh dhe aktivitetesh të dizajnuara ekskluzivisht për të plotësuar nevojat e tyre akademike,” tha Hoxha.

Instituti ATOMI ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me potencial të lartë intelektual, përmes testimeve dhe angazhimit në aktivitete që nxisin zhvillimin e tyre të mëtejshëm.


MË SHUME NGA Kosovë