13:21 / 03.10.2025
OVLUÇK takoi kryetarin e Prishtinës, flasin për protestën e 17 tetorit
RTKlive
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Guncati, është takuar sot me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“E falënderuam për mbështetjen në protestën e kaluar dhe kërkuam që ky bashkëpunim të vazhdojë, veçanërisht për protestën e 17 tetorit në Tiranë. Nga z. Rama morëm zotimin dhe premtimin e tij në këtë drejtim. Dera e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së është e hapur për të gjithë ata që nderojnë dhe vlerësojnë sakrificën e popullit tonë për liri, e në veçanti këto kategori”, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.























