Vëhet gurthemeli i shkollës dhe kopshtit të ri në Mitrovicën e Veriut
BKT
Kosovë

Vëhet gurthemeli i shkollës dhe kopshtit të ri në Mitrovicën e Veriut

Visar Shatrolli / RTK

Në `Lagjen e Boshnjakëve` të Mitrovicës së Veriut është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës dhe kopshtit për fëmijë.

Vënja e gurthemelit është bërë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministrja në detyrë e Arsimit Arbëri Nagavci dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Këtu, Kurti tha se fillimi i ndërtimit të këtyre objekteve të arsimit është shumë i rëndësishëm për fëmijët e kësaj ane. Ai ka bërë të ditur se vlera e këtij projekti do të kap shifrën e mbi 4 milion eurove, derisa pritet të ndërtohet për 18 muaj.

Numri i nxënësve që pritet të mësojnë në këtë objekt, duke përfshirë edhe fëmijët në kopsht, është rreth 500. Objekti i ri do të ketë nëntë klasa të shkollës fillore dhe një klasë të çerdhes për fëmijë, me ç’rast do të ketë edhe bibliotekë, sallë të arsimtarëve, kabinete e kështu me radhë, në mënyrë që kushtet të jenë moderne, për mësimdhënie sa më të mirë dhe po ashtu për mësimnxënie me standardet më të larta.


MË SHUME NGA Kosovë