09:33 / 10.10.2025
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
RTKlive
Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Në fundjavë, sipas IHKM-së moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.























