Në Gjilan ka nisur me kohë procesi i votimit në qendrën “Abaz Ajeti”
BKT
Kosovë

Në Gjilan ka nisur me kohë procesi i votimit në qendrën “Abaz Ajeti”

Arbresha Berisha / RTK

Në Gjilan, konkretisht në qendrën e votimit në shkollën "Abaz Ajeti" ka nisur me kohë procesi zgjedhor, në orën 07:00.

Në këtë shkollë janë paraqitur qytetarët e parë te cilët po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në komunën e Gjilanit janë të regjistruar 109 mijë e 920 votues. Mbi 107 janë votues brenda Kosovës dhe 2 mije e 66 jashtë vendit.

Për këtë proces janë hapur 37 qendra të rregullta votimi me gjithsej 133 vendvotime, si dhe një qendër votimi me kushte, ku do të mund të votojnë personat që për arsye të ndryshme nuk janë në listat e rregullta të qendrave të tyre.


MË SHUME NGA Kosovë