07:28 / 12.10.2025
Qendra e Votimit nr. 1903 në “Faik Konica” e gatshme për procesin zgjedhor
K. K. / RTKlive
Qendra e votimit me numër 1903, e vendosur në ambientet e Shkollës Fillore “Faik Konica”, ka hapur dyert për të pritur qytetarët me të drejtë vote gjatë ditës së sotme zgjedhore.
Sipas gazetares së RTK-së, qytetari i parë ka ushtruar të drejtën e votës pikërisht në orën 07:00 të mëngjesit, kur edhe ka filluar zyrtarisht procesi i votimit.
Në këtë qendër janë të regjistruar gjithsej 5,475 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë në 6 vendvotime të ndryshme, të organizuara brenda objektit të shkollës.
Qendra do të qëndrojë e hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me orarin zyrtar të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).























