07:48 / 12.10.2025
Procesi i votimit në Drenas nis pa vonesa
Arlinda Sejda / RTK
Në komunën e Drenasit, procesi i votimit ka nisur me kohë në të gjitha qendrat, përfshirë edhe qendrën kryesore në shkollën “Rasim Kiçina”.
73 vendvotimet në 31 qendra janë të gatshme që nga ora 07:00 e mëngjesit.
Të drejtë vote në këtë komunë kanë rreth 58 mijë qytetarë, të cilët do të zgjedhin mes 7 kandidatëve për kryetar komune dhe 139 kandidatëve për asamblenë komunale, nga disa subjekte politike.
























