Qytetarët e Podujevës nisin votimin, ndër të parët një zyrtar policor
BKT
Foto: Edina Avdiu/ RTK
Kosovë

Qytetarët e Podujevës nisin votimin, ndër të parët një zyrtar policor

Edina Avdiu/ RTK

(E plotësuar) Në qendrën e votimit, shkollën fillore "Ibrahim Rugova" në Podujevë qytetarët kanë filluar të votojnë.

Ndër të parët që kanë votuar ka qenë një zyrtar policor, i cili ka kryer obligimin qytetar në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët e Podujevës po shfrytëzojnë të drejtën e votës edhe në qendrën e votimit në shkollën fillore "Shaban Shala". Megjithatë në këtë qendër votimi vërehet interesim më i ulët për të votuar në krahasim me shkollën "Ibrahim Rugova".

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor po kujdesen edhe zyrtarët policorë.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në komunën e Podujevës të drejtë vote kanë gjithsej 88,117 qytetarë, 86,668 brenda Kosovës dhe 1,458 nga diaspora.

Në këtë komunë janë të hapura 47 qendra votimi, përfshirë një qendër me votim me kusht.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Kosovë