Ndërprerje të përkohshme të trafikut gjatë vizitës së Ursula von der Leyen
BKT
Kosovë

Ndërprerje të përkohshme të trafikut gjatë vizitës së Ursula von der Leyen

E.H|RTKlive

Policia e Kosovës po merr masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë vizitës zyrtare të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë, Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë dhe do të riorientojë trafikun në rrugë alternative për të mundësuar lëvizje të sigurt dhe të qetë.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për respektimin e masave të sigurisë.


MË SHUME NGA Kosovë