FSK përfundon operacionin e kërkim shpëtimit
BKT
Kosovë

FSK përfundon operacionin e kërkim shpëtimit

V.S|RTKlive

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Togu i Kërkim Shpëtimit ka arritur që të tërheqë trupin e pajetë të një personi afër Liqenit të Jezhnicës në Shterpcë.

“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës - Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, ka njoftuar FSK-ja.


MË SHUME NGA Kosovë