Ndalet rryma në QKUK, aktivizohen gjeneratorët
BKT
Kosovë

Ndalet rryma në QKUK, aktivizohen gjeneratorët

K. K. / RTKlive

Sot rreth orës 11:50 ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e rrymës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së.

Menjëherë pas ndërprerjes, gjeneratorët në të gjitha klinikat me ndjeshmëri të lartë janë aktivizuar automatikisht, duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpriten asnjë moment.

“Aktualisht, situata në QKUK është nën kontroll, ndërsa të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik”, thuhet tutje në njoftimin e SHSKUK-së.


MË SHUME NGA Kosovë