11:04 / 22.10.2025
Policia në Vushtrri mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik
E.H|RTKlive
Policia në Vushtrri, në kuadër të masave dhe aktiviteteve parandaluese me synim vetëdijesimin, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore.
Qëllimi i këtyre ligjëratave siç thotë Policia është vetëdijesimi i nxënësve për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut rrugor.
“Përmes ligjëratave dhe aktiviteteve plotësuese synohet të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e njohurive dhe rregullave elementare të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia tutje thekson se angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme gjatë tërë vitit shkollor.























