Nga sot ndryshimi i akrepave të orës – hyjmë në orën dimërore
BKT
Kosovë

Nga sot ndryshimi i akrepave të orës – hyjmë në orën dimërore

RTKlive

Duke nisur nga dita e sotme, data më 26 tetor, në të gjithë Europën ka filluar të funksionojë ora dimërore.

Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës u kthyen një orë prapa, pra në orën 02:00.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën më 29 mars 2026, kur ora verore do të hyjë sërish në fuqi në orën 3 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.


MË SHUME NGA Kosovë