Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
BKT
Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas IHMK-së, të enjten pritet mot  kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet ditore do të jenë nga 10°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.

Ndërkaq edhe të premten parashihet mot i vranët gjatë gjithë ditës, me reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet ditore do të jenë 8°C – 11°C. Era do të fryjë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor.

IHMK apelon për kujdes gjatë lëvizjeve në rrugë, sidomos në zonat ku priten reshje.


MË SHUME NGA Kosovë